Saturday , February 29 2020

Nëna e trinjakëve në Librazhd: Si na e shpëtoi jetën mamia

Shtatorin e kaluar historia e tyre bëri jo pak bujë, jo vetëm në Librazhd, por edhe më gjerë.

Një nënë ka rrezikuar jetën e saj vetëm për të lindur trinjakët e saj.

Alfania Çota i është nënshtruar dy operacioneve në spitalin gjinekologjik “Fadil Sinani” të cilat kanë zgjatur mbi gjashtë orë.

32-vjeçarja për shkak të një hemoragjie rrezikonte jetën, por ka qenë infermierja e turnit Sadete Anastasi, ajo që i ka shpëtuar jetën duke i dhuruar gjak.

Pas ndërhyrjes së gjatë, nëna ka sjellë në jetë tre fëmijë, dy djem dhe një vajzë, të cilët gëzojnë shëndet të plotë.

Përveç trinjakëve nëna ka edhe dy vajza 9 dhe 5 vjeçe. Ndërkohë bashkëshorti i saj punon emigrant në Greqi dhe herë pas here sjell të ardhura, por jo të mjaftueshme për të mbajtur familjen dhe trinjakët.

Për këtë, asaj i është akorduar një pension.

Njësoj ka ndodhur edhe me fëmijët e familjes Karaj, po nga Librazhdi (duket sikur në Librazhd lindin vetëm trinjakë J).

Fëmijët e Fatbardha dhe Jani Karajt (Rejan, Reis, Raid, të cilët sot janë 3 vjeç).

Në këtë familje, këtë mëngjes, ishte gazetarja e Top Channel, Bruna Kërçyku ku takoi nënën dhe binjakët e saj për të sjellë historinë e rrallë të trinjakëve.