Sunday , February 23 2020

Nevjana Millo , një shembull i denjë për femrat dhe për shoqerinë shqiptare!

Nevjana Millo është një grua elbasanase mjaft e njohur në opinionin publik. E lindur, rritur dhe arsimuar në Elbasan ajo  prej afro një dekade jeton në kryeqytet. Por me Elbasanin vazhdon të jetë e lidhur jashtëzakonisht fort pasi  aty ka themeluar dhe drejton  “Qendrën e  Integrimit Social”. Ndër pikat e forta të shoqatës së drejtuar prej zj.Millo është lidershipi i saj vizionar, bashkëpunues dhe largpamës.

Mbështetje e fuqishme e kësaj qendre  gjatë viteve të fundit ka qenë “Save the Children International në Shqipëri” si dhe mjaft aktorë të tjerë që mbështesin Integrimin Social. “Qendra e  Integrimit Social” e drejtuar nga zj.Millo nuk  rreshtur së trajnuari  grupe të  grupmoshave të ndryshme. Së fundi  kjo Qendër i ka kushtuar  rëndësi  trajnimeve  sipas programit “Prindërim me besim” në qytetet e Elbasanit dhe Fierit si dhe “Kujdesi dhe zhvillimi i fëmijërisë së hershme për fëmijët romë në Shqipëri”.

Ne nuk do rreshtim së kontribuari duke ndikuar sa më pozitivisht në shoqërinë tonë plot probleme shprehet zj.Millo , Drejtore Ekzekutive e “Qendrës së Integrimit Social” .Për punën ne preferojmë të flasim me vepra dhe të na vlerësojnë të tjerët .Të gjitha OJF-të në Shqipëri janë mjaft të rëndësishme  dhe kontributi i tyre  në të gjitha drejtimet ku veprojnë është për tu vlerësuar maksimalisht thekson ajo. Ndërkaq zj.Millo në një intervistë  flet jo vetëm për Qendrën që ajo drejton por edhe për emancipimin, punësimin, karrierën e femrës shqiptare dhe mjaft  cështje të tjera .

-Sa i rëndësishëm është emancimi i femrës në shoqërinë e sotme?

Sipas meje në një shoqëri e si shoqëria shqiptare  e cila akoma nuk ka gjetur ekuilibrin e duhur, të jesh model pozitiv, e aq më tepër një grua e suksesshme  në jetën publike apo në politikë është një sfidë mjaft e vështirë. Unë rrjedh nga një familje autoktone elbasanase  dhe sipas gjykimit tim mendoj se sa më shumë të bëhen prezente femrat në rolet e ashtuquajtura jo-tradicionale, aq më shumë ndikim  dhe energji positive sjellin. Gjithsesi jam e ndërgjegjëshme që është e vështirë për cilindo që përfaqëson një model ndryshe, pavarësisht gjinisë që ka, të vendosë të bëjë atë që dëshiron. Emancipimi i femrës në ditët e sotme është domosdoshmëri. Gruaja ka një mijë motivime të cilat nuk mund të imagjinohen dhe është ekuilibri i një familjeje. Ato me vendosmërinë, përpikërinë dhe zgjuarsinë e tyre, janë të afta që të realizojnë detyrat e ngarkuara edhe brenda një orari më të kufizuar sesa meshkujt.

-Cfarë roli luan punësimi në jetën e një femre?

Angazhimi dhe punësimi e ndryshon pozitivisht karakterin e një femre. Nga natyra një grua është gjithnjë më e butë dhe delikate sesa burri, lodhja trupore, stërmundimi edhe në vendin e punës, edhe përkushtimi ndaj familjes, i krijojnë asaj stres, nervozitet dhe presion psikik, që në fakt nuk përkojnë me natyrën e një femre. Këta faktorë shpesh janë edhe  shkak për nisjen e konflikteve me bashkëshortin dhe fëmijët.  Mungesa e gruas me orë të tëra në shtëpi, është njëproblem  i madh për mbarëvajtjen e marrëdhënieve mes pjesëtarëve  të familjes. Fëmijët kërkojnë gjithnjë nënën për kryerjen e shumë nevojave, edhe nëse ata janë të rritur e jo më kur janë të vegjël.Këtë e provoj edhe vetë pasi djali është student, ndërsa vajza këtë Shtator  fillon klasën e parë .

Cili është roli i gruas në shoqerinë e sotme ?

Natyrisht që roli i gruas në familje dhe shoqëri është vendimtar .Ky rol mbetet  i pazëvendësueshëm, pasi ka të bëjë me edukimin e  fëmijëve  nis që në bërthamën e shoqërisë, në familje, ku nëna, me dashurinë, butësinë, por edhe zgjuarsinë e saj krijon bazat për personalitetin që ky fëmijë do të ketë kur të dalë në jetë. Dikur gruaja shqipatre  ishte përgjegjëse vetëm për mirërritjen e fëmijëve dhe mirëmbajtjen e shtëpisë. Detyra e saj mbetej brenda kornizës së familjes, t’i shërbente bashkëshortit, si i vetmi burim i të ardhurave për familjen, të rriste fëmijët dhe të kujdesej për mbarëvajtjen e tyre. Ndërsa sot gruaja është me më shumë privilegje .

– A janë femrat janë “shefe”  të mira?

Absolutisht po.Femrat dinë mirë atë që i rrethon kur marrin detyra në drejtim, tentojnë të japin maksimumin dhe janë jo vetëm mjaft të afta  por edhe më të mira se kolegët e tyre meshkuj.Shembuj të kësaj natyre ka pafund .

– Atëherë sa nëna të mira janë femrat në karrierë?

-Aktualisht jam nënë e dy fëmijëve .Djali është student në vitin e dytë në Fakultetin e Drejtësisë , ndërsa vajza fillon shkollën këtë Shtator.Kështu që mendoj se sa më shumë kalon koha aq më shumë nënat mendojnë të bëhet të zonja. Kush punon në fakt shpenzon më shumë kohë me fëmijët. Për më tepër femrat që punojnë janë më pak depresive dhe kjo gjë i jep shëndet dhe qetësi fëmijës.Besoj se edhe më shumë duhet bërë .Por varet sesa është koha e mundur për të bërë gjithcka duhet .

-Sa ka ndryshuar roli i gruas  vitet e fundit?

Gjatë  dekadave të fundit jam e mendimit se  gjërat kanë ndryshuar ndjeshëm.Roli i gruas në familje e shoqëri ka ndryshuar.  Sot jemi shndërruar nga një shoqëri tradicionale, në një shoqëri të hapur dhe konsumuese të vlerave perëndimore, pa pasur vëmendje të shtuar në selektimin e vlerave pozitive në njërën anë, dhe në anën tjetër, pa qenë të përgatitur ekonomikisht si familje e shoqëri.

-Po vitet e tranzicionit cfare ndikimi kanë patur?

Zhvillimet pas tranzicionit prekën edhe familjen, ku ndryshuan katërçipërisht pozicioni i gruas dhe burrit. Tashmë gruaja fitoi besimin në vetvete dhe e konsideroi veten të aftë për punë dhe përgjegjëse për të siguruar të ardhura për familjen, njësoj si burri. Nga ana tjetër gratë e perceptuan mundësinë e punësimit të tyre, si një formë emancipimi dhe si një vlerë e shtuar për pavarësinë e tyre në familje dhe shoqëri. Fillimisht si fuqi punëtore e më pas si intelektuale të zonja, gratë treguan aftësitë e tyre jo vetëm si punëtore të denja përkrah burrave, por edhe si lidere në pozicione drejtuese apo në politikë.Sot ka plot femra në qeveri dhe plot të tjera drejtuese  institucionesh .Padyshim që ka edhe mjaft të tjera që kanë biznese të fuqishme.Natyrisht që edhe  në Media kemi jo pak .

Aktualisht sipas jush cili është roli grua –burrë në familje?

Deri dje gruaja kishte mbi shpatulla të gjithë barrën e familjes.Me punësimin e saj, gruaja nuk e realizonte dot më këtë detyrë të rëndësishme, duke lënë shpesh pas dore

Advertisement
edhe mirërritjen dhe edukimin e fëmijëve. Dëshira për të qenë burim të ardhurash në familje, apo për të ndjekur karrierën, i bëri shumë gra që të neglizhojnë disa nga detyrimet e tyre si bashkëshorte dhe si nëna. Mosqasja e plotë e raportit familje-punë, është edhe një nga shkaqet kryesore të konflikteve brenda familjes, që gjithnjë e më shumë po çojnë drejt divorcit, fenomenit që po shkatërron familjet shqiptare.

-Si mund të arrihet barrazia gjinore?

– Në këtë aspekt janë hedhur hapa gjigandë vitet e fundit .Por Barazia gjinore mund të arrihet  vetëm duke  duke punuar me të gjitha segmentet e shoqërisë sikurse janë burrat dhe  gratë, djemtë dhe vajzat. Në rolet e tyre si burrat, baballarët, vëllezërit dhe miqtë, njerëzit janë të qartë që në mënyrë të jashtëzakonshme ndikojne  në jetën e grave. Shumë njerëz e pranojnë se gratë duke u arsimuar dhe fuqizuar mund të përmirësojnë jeten  e burrave, fëmijeve dhe komunitetit te tyre.Njerëzit duhet të mësojnë dhe edukohen për të ndryshuar marrëdhëniet e tyre me gratë dhe jeta e tyre eshte e sigurt se do te permiresohet.

– Sa i rëndësishëm është roli i familjes në kohët e sotme?

Roli i familjes u zbeh në masë të madhe, për sa i përket zgjidhjes së problemeve, sidomos në vendet urbane e veçanërisht te çiftet me shkallë të lartë të shkollimit dhe emancipimit. Pavarësia financiare dhe aftësitë intelektuale të gruas, i krijuan asaj iluzionin se nuk kanë asnjë detyrim ndaj bashkëshortit dhe se mund t′i rrisin edhe të vetme fëmijët e tyre. Një tjetër aspekt negativ i punësimit të gruas është edhe ndarja e përgjegjësisë për fëmijët edhe me pjesëtarët e tjerë të familjes. Pas vitit të parë të jetës së një fëmije, nëna i rikthehet punës së saj, me orar të plotë ose të pjesshëm. Ndërsa për fëmijën duhet të merren të gjitha masat, për t′i siguruar atij një fëmijëri të qetë e të lumtur. MinimumI që mund të bëjë shteti, është krijimi i lehtësirave në shërbimet e çerdheve dhe kopshteve. Gjithashtu është e domosdoshme që të ketë përhapje të gjerë të shërbimeve të kujdesit ndaj fëmijëve.

-Po ju personalisht si grua, si nënë sa e plotësuar ndjeheni në realitetin shqiptar?

Ndjehem e plotësuar për fëmijët , djalë dhe vajzë ,  e kënaqur më  puën .E lumtur me familjen dhe me prindërit e mi .Mund të them me bindje se ndjehem e plotësuar për faktin se kam bërë maksimumin për të mos lënë pas dore as familjen time që është gjëja më e rëndësishme.Si grua dhe si nënë jam e prirur ti ngjaj kohës .Më pëlqen të jem një  shembull pozitiv për femrat dhe shoqërinë shqiptare .

FALEMINDERIT !

Advertisement