Monday , March 30 2020
Foto Ilustruese

Një 20-vjeçar shqiptar, analfabet dhe me pasuri marramendëse.

Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj ndau me publikun mbrëmjen e sotme detaje nga Operacioni Forca e Ligjit në vend, ku eksponentëve të krimit po u sekuestrohen pasuritë e krijuara nga veprimtaritë kriminale.

Përballë analistëve Fatos Lubonja dhe Skëndër Minxhozi, në emisionin “Real Story”, Lleshaj tha se një rast skandaloz gjatë aksionit të OFL-së ishte ai i një 20-vjeçari, në emër të të cilit rezultonin pasuri marramendëse.

“Ka gjëra skandaloze. Skandaloze është që një 20-vjeçar analfabet që ka pasuri nga këndvështrimi im marramendëse, imobilare shumë të mëdha dhe deri tani gjykata ka kthyer vendime pozitive. Ky është proces që ndodh çdo ditë. Gjykata ka marrë 6 vendime sekuestro për pasuri të mëdha. Një prej tyre është një vlerë e madhe, një resort i madh. Procesi është aq objektiv, sa që marzhi i interpretimit është shumë i vogël.”, -tha Lleshaj.

Por se cili ishte 20 vjeçari Lleshaj nuk e tregoi duke mbetur mister identitetit i tij.