Categories: Elbasani

Organizohet në Universitetin e Elbasanit seminari “Lufta kundër gjuhës së urrejtjes”, në kuadër të 70-vjetorit të Këshillit të Evropës.

Universiteti i Elbasanit “Aleksandër Xhuvani”, në bashkëpunim me Këshillin e Evropës, ambasadën franceze, Kuvendin e Shqipërisë, Avokatin e Popullit dhe Komisionerin për Mbrojtjen nga Diskriminimi, zhvilluan seminarin me temë “Lufta kundër gjuhës së urrejtjes”. Ky aktivitet u organizua në kuadër të 70-vjetorit të Këshillit të Evropës.

Në fjalën e tij, Rektori i Universitetit të Elbasanit Prof. dr. Skender Topi, vlerësoi seminarin ndërkohë që theksoi se tematika mbi gjuhën e urrejtjes është një tematikë koherente.
“Unë kam nderin të jem sot para jush në cilësinë e drejtuesit të një prej institucioneve më të rëndësishme të arsimit të lartë në Shqipëri, i cili është jo vetëm një institucion edukimi, por mbi të gjitha një institucion vlerash. E them këtë me bindje të plotë, pasi Universiteti i Elbasanit prej vitesh ka kontribuar në kultivimin e vlerave të paqes, tolerancës dhe gjithë pranimit”, u shpreh ndër të tjera prof. Topi.

Më tej ai u ka kërkuar studentëve që të distancohen nga çdo formë e gjuhës së urrejtjes dhe të bëhen promotorë të ndryshimeve duke konstatuar, denoncuar e ndihmuar në evidentimin e rasteve të tilla.

Drejtuesja e Zyrës së KE-së në Tiranë Jutta Gutzou u shpreh se aktiviteti i organizuar në Universitetin e Elbasanit ka dy qëllime. Nga njëra anë lançon projektin kundër diskriminimit dhe në anën tjetër përkon me përvjetorin e Këshillit të Evropës. “Këshilli i Evropës është organizata politike më e vjetër në kontinentin tonë, ajo është një organizatë gjithëpërfshirëse. Si pjesë e Këshillit të Evropës, Shqipëria kontribuon në përcaktimin e standardeve”, deklaroi zj. Gutzou.
Ambasadorja e Francës në Shqipëri, Christina Vasak, u shpreh se “jam këtu për t’u thënë që të gjithë të veproni për zhvillimin e kësaj vigjilence demokratike në të gjitha pikëpamjet”.

Lidhur me legjislacionin shqiptar për këtë temë folën Avokatja e Popullit znj. Erinda Ballanca dhe nënkryetarja e Kuvendit të Shqipërisë znj. Vasilika Hysi.

Takimi u përmbyll me një diskutim të lirë mes studentëve pjesëmarrës dhe panelit.

ElbasaniPlus

Recent Posts

Të rinjtë e shkollës profesionale në Elbasan: Mësojnë zanate për të gjetur punë

Mungesa e punëtorëve të kualifikuar është bërë problem mjaft shqetësues për ndërmarrjet shqiptare. Një studim i fundit i Institutit Shqiptar…

30 seconds ago

KF Sopoti me trajner të ri pas largimit të Klajdi Këngës

Pasi ish-trajneri Kënga bëri publike largimin e tij nga drejtimi i ekipit librazhdas nëpërmjet llogarisë së tij të rrjetit social Facebook,…

7 mins ago

Krim i rëndë në Librazhd/ Dhunohet dhe i priten flokët gruas shtatzënë

Detaje tronditëse kanë dalë në pah nga grabitja e ndodhur në fshatin Marinaj të Librazhdit mbrëmjen e djeshme. Sipas burimeve…

9 mins ago

Librazhd/ “Ishin dy burra me maska”, zbardhet deshmia e gruas shtatzene qe u dhunua nga grabitesit

Një grua shtatzënë, njëkohësisht nënë e dy fëmijëve të tjerë është dh unuar në sy të tyre në banesën e…

21 mins ago

Dhunohet një familje në Librazhd, persona të maskuar u futën brenda në banesë

Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur në Librazhd, ku persona të paidentifikuar kanë ushtruar dhunë në drejtim të…

27 mins ago

Elbasan/ Qendra “Fluturo për jetën” zgjeron aktivitetin e saj duke ofruar ndihmë edhe për fëmijët me çrregullime të natyrave të tjera

10 vite më parë qendra “Fluturo për jetën” në Elbasan nisi me misionin për t’u ardhur në ndihmë fëmijëve me…

28 mins ago