Loading...
Tuesday , January 21 2020

Qeveria vendos kalimin e së drejtës së pronësisë mbi parcelat e objekteve të legalizuara dhe kompensimin e pronarëve, ja ndarja

Qeveria ka vendosur të miratojë dje kalimin e të drejtës së pronësisë dhe kompensimin e 618 ish-pronarëve të prekur nga ndërtimet informate. Ky vendim i qeverisë vlen për disa qarqe të vendit. Për qarkun Tiranë numri i parcelave ndërtimore është 137 me sipërfaqe të përgjithshme 32 325 m². Për qarkun Berat numri i parcelave ndërtimore është 1, me sipërfaqe të përgjithshme 350 m². Për qarkun Elbasan, numri i parcelave ndërtimore është 315, me sipërfaqe të përgjithshme 86 549 m². Për qarkun Durrës numri i parcelave ndërtimore është 30, me sipërfaqe të përgjithshme 8 898 m².

Për qarkun Gjirokastër, numri i parcelave ndërtimore është 53, me sipërfaqe të përgjithshme 10 322 m². Për qarkun Vlorë, numri i parcelave ndërtimore është 10, me sipërfaqe të përgjithshme 5 185 m². Për qarkun Fier, numri i parcelave ndërtimore është 9 me sipërfaqe të përgjithshme 2 294 m². Sakaq për qarkun Lezhë, numri i parcelave ndërtimore është 35 me sipërfaqe të përgjithshme 6 328 m². Për qarkun Kukës, numri i parcelave ndërtimore është 7 me sipërfaqe të përgjithshme 2 130 m². Ndërsa sa i takon qarkut Korçë, numri i parcelave ndërtimore është 2 me sipërfaqe të përgjithshme 770 m². Për qarkun Tiranë dhe Shkodër numri i parcelave ndërtimore është 19 me sipërfaqe të përgjithshme 8 399 m². Në vendimin e qeverisë thuhet se sipërfaqja e përgjithshme që kompensohet është 26 416,1 m² dhe vlera e përgjithshme e kompensimit financiar është 229 260 847,34 lekë.

“Për kompensimin e pronarëve përdoren po ato të ardhura që arkëtohen nga drejtoritë vendore të Agjencisë Shtetërore të Kadastrës, si rrjedhojë e kalimit të pronësisë nëpërmjet shitjes së parcelës ndërtimore, si për pasuritë shtetërore, edhe për pasuritë e të tretëve, në favor të objekteve informale që legalizohen. Drejtoritë vendore të Agjencisë Shtetërore të Kadastrës: Tiranë Jug, Kamzë-Vorë, Tiranë Veri, Tirana Rurale 1, Durrës, Krujë, Korçë, Elbasan, Vlorë, Sarandë, Gjirokastër, Fier, Lushnjë, Berat, Lezhë, Kukës dhe Zonat e Stimuluara të kryejnë ndryshimet përkatëse për këto pasuri në regjistrat e pasurive të paluajtshme”, thuhet në vendimin e qeverisë.