Raporti: 74% e fëmijëve në zonat e prekura nga tërmeti janë të traumatizua

74% fëmijëve në zonat e prekura nga tërmeti i 26-nëntorit, janë të frikësuar dhe të traumatizuar. Ndërkohë 85% e familjeve të prekura vazhdojnë të kenë strehimin si shqetësimin e tyre kryesor. Kjo është një ndër gjetjet kryesore të raportit të parë të vlerësimit të shpejtë të situatës pas tërmetit (Basic Rapid Assessment) të ndërmarrë nga World Vision Albania në 4 prej bashkive më të prekura (Durrës, Kamëz, Kurbin, Lezhë) nga tërmeti i 26 Nëntorit që goditi Shqipërinë.

Sipas raportit, banorët e anketuar të Bashkisë së Kurbinit raportojnë strehimin si nevojën më emergjente. Gjetjet tregojnë se përveç shtëpive të dëmtuara, situata në këtë zonë vështirësohet edhe nga faktorë të tjerë siç është numri i lartë i personave me aftësi të kufizuara dhe varfëria.

Problemi i dytë më i rëndësishëm lidhet me numrin e lartë të raportimeve të fëmijëve dhe të të rriturve që përjetojnë shenja të stresit pas traumës, përfshirë këtu pagjumësi, frikë, ankth dhe humbje oreksi. Këto shifra janë më të theksuara tek banorët që jetojnë në çadra (88.4%) dhe ata që ende jetojnë në shtëpitë e dëmtuara (85.2%).

“Në situatën e krijuar pas tërmetit në Shqipëri ishte parësore që krahas ndërhyrjes së menjëherëshme të World Vision për nevojat më emergjente në zonat e prekura, të kishim edhe një pamje sa më konkrete të nevojave bazike që kanë familjet. Për këtë arsye, ndërmorëm një proces monitorimi që u finalizua me këtë raport. Ky vlerësim u finalizua brenda një kohe rekord dhe reflekton jo vetëm situatën në terren, por edhe na orienton se ku duhet të fokusohemi ne si World Vision, por jep edhe rekomandime për partnerët tanë të pushtetit qendror, vendor, organizatave të shoqërisë civile dhe aktorëve të tjerë të angazhuar me emergjencat. Sipas prindërve, 74% fëmijëve janë të frikësuar dhe të traumatizuar, prandaj ata duhet të jenë në fokus të çdo mase të marrë nga të gjithë aktorët në çdo sektor. Por frika që tërmeti la pas tek secili prej nesh është e dukshme, prandaj është e nevojshme që të gjithë familjes t’i ofrohet mbështetja e duhur.” – thekson Eljona Boçe Elmazi, drejtoresha kombëtare e World Vision Albania.
Disa ndër të dhënat kryesore të këtij raporti lidhen edhe me mungesën e informacionit të banorëve në zonat rurale për shërbimet mbështetëse që janë vënë në dispozicion të të prekurve; simptomat e sëmundjeve fizike apo nevojat e përditshme.
Rezultatet e raportit japin informacion për situatën e 2460 banorëve, mes tyre 951 fëmijë. Pesë fushat kryesore të anketimit lidhen me strehimin; shëndetin; të ardhurat; edukimin; aksesin në informacion dhe nevojën për ujë, ushqim dhe mbrojtje.
Që në orët e para pas tërmetit, World Vision Albania iu përgjigj nevojave më emergjente (në ushqim dhe veshmbathje) të popullsisë së prekur në Thumanë, Durrës, Kurbin, Lezhë dhe Kamëz. Në koordinim me pushtetin qendror dhe vendor, World Vision hapi 2 Hapësirat e para Miqësore për Fëmijë brenda kampit të Thumanës dhe Durrësit. Aktualisht, janë funksionale 3 hapësira miqësore për fëmijë në Shëngjin, Durrës dhe Kamëz.

ElbasaniPlus

Share
Published by
ElbasaniPlus

Recent Posts

KF Sopoti me trajner të ri pas largimit të Klajdi Këngës

Pasi ish-trajneri Kënga bëri publike largimin e tij nga drejtimi i ekipit librazhdas nëpërmjet llogarisë së tij të rrjetit social Facebook,…

6 mins ago

Krim i rëndë në Librazhd/ Dhunohet dhe i priten flokët gruas shtatzënë

Detaje tronditëse kanë dalë në pah nga grabitja e ndodhur në fshatin Marinaj të Librazhdit mbrëmjen e djeshme. Sipas burimeve…

8 mins ago

Librazhd/ “Ishin dy burra me maska”, zbardhet deshmia e gruas shtatzene qe u dhunua nga grabitesit

Një grua shtatzënë, njëkohësisht nënë e dy fëmijëve të tjerë është dh unuar në sy të tyre në banesën e…

20 mins ago

Dhunohet një familje në Librazhd, persona të maskuar u futën brenda në banesë

Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur në Librazhd, ku persona të paidentifikuar kanë ushtruar dhunë në drejtim të…

27 mins ago

Elbasan/ Qendra “Fluturo për jetën” zgjeron aktivitetin e saj duke ofruar ndihmë edhe për fëmijët me çrregullime të natyrave të tjera

10 vite më parë qendra “Fluturo për jetën” në Elbasan nisi me misionin për t’u ardhur në ndihmë fëmijëve me…

28 mins ago

Shkrumbohet nga flakët makina në tunelin e Elbasanit, shpëton shoferi

Një makinë është shkrumbuar nga flakët mbrëmjen e sotme në tunelin e Elbasanit, në drejti të Tiranës. Siç shihet dhe…

38 mins ago