Rivitalizohet lulishtja “Kozma Naska”/ Bashkia Elbasan: Qytetarët së shpejti më një kënd të ri

Bashkia Elbasan; Qytetarët së shpejti më një kënd të ri rekreativ pushimi

Bashkia e Elbasanit ka nis punën për rivitalizimin e lulishtes “Kozma Naska”në lagjen Kongresi i Elbasanit. Kryetari i Bashkisë Elbasan është shprehur se brenda fare pak ditëve, qytetarëve të Elbasanit do ti shtohet një kënd rekreativ pushimi i rivitalizuar me një shatërvan të ri dhe duke i shtuar me 30% hapësirën e gjelbër. Lulishtja aktualisht paraqitej në një gjendje të amortizuar dhe projekti parashikon transformimin e saj dhe ndërtimin e një shatërvani të ri në formë rrethi, ku në perimetrin e tij do të ketë basenin ujëmbledhës dhe në qendër do të jetë e pozicionuar platforma e sheshtë e veshur me pllakë mozaik guri, ku në sipërfaqen e saj do të jenë hedhësit e ujit të shatërvanit të cilët do të kenë dhe ndriçimin për secilën dalje.
Shatërvani në perimetrin e tij do të rrethohet nga një brez i gjelbërt.

Sipërfaqja përreth shatërvanit do të jetë e shtruar me pllakë guri.

Në këtë hapësirë do të krijohen katër hapësira të gjelbërta simetrike të cilat do të mbillen me bar dhe shkurre dekorative të ulëta. Pasazhet kryesore të kalimit brenda sipërfaqes së lulishtes që janë të shtruar me mozaik guri do të riparohen ndërsa pjesët të cilat kanë domosdoshmëri dhe rrugicat e vogla të shtruara me pllaka por që copëtojnë hapësirën e gjelbërt do të hiqen për të krijuar një vazhdimësi të hapësirës së gjelbërt. Stolat do të zëvendësohen me stola të rinj me strukturë betoni të veshur në bazamentet e tyre me dërrasë druri.
Rivitalizimi i lulishtes “Kozma Naska” do t’u shërbej të gjithë qytetarëve të Elbasanit, për të kaluar kohen e tyre të lirë, ndërsa pritet të jetë argëtues për fëmijët.

Elbasaninews