“Shpërthejnë” virozat në Elbasan, në 24 orë 100 fëmijë morën trajtim në spital

Mesatarisht 100 fëmijë po paraqiten këto ditë të janarit në spitalin Pediatrik të Elbasanit me probleme shëndetësore të shkaktuara nga virozat e stinës. Sipas ISHP-së, çdo ditë janë mbi 11 mijë persona që bëjnë vizita mjekësore, por situata vlerësohet brenda normales për stinën.

 Java e dytë e janarit shënoi nisjen e fluksit të virozave në Elbasan.

Mesatarisht 100 fëmijë paraqiten në 24 orë pranë spitalit Pediatrik për vizita dhe kujdes mjekësor.

Grupmosha më e prekur është mes 5 e 10 vjeç.

Irena Palloshi: Fëmijët marrin terapinë ditore, të tjerët që janë më rëndë shtrohen në spital.

Sëmundja e meningjinit ka krijuar një situatë frike në vend, pasi shkaktoi një viktimë.

Në Elbasan thonë se nuk kanë asnjë rastë të dyshuar, ndërsa u kërkojnë prindërve që të mos krijojnë panik, por të ndjekin sistemin e referimit.

Irena Palloshi: Nuk kemi asnjë rast të paraqitur në spitalin tonë.

Sipas ISHP, çdo javë janë rreth 11 mijë raste që trajtohen për infeksionet respiratore, por situata vlerësohet normale për stinën.