“S’kam qenë kurrë elegante si ajo, por do ia dal” kush është personi që frymëzoi Eni Çobanin të dobësohet ?

Në qoftë se jeni ndjekës të rregullt të rubrikës “Shihemi në gjyq” nuk mund të mos keni vënë re një farë ndryshimi tek Eni Çobani. Ndërmjetësuesja e njohur ligjore, prej vitesh një personazh shumë i dashur edhe për teleshikuesit, e ka marrë seriozisht rënien nga pesha dhe nga rezultatet e deritanishme, mjaft të dukshme në ekran, por edhe në rrjete sociale, mund të themi pa frikë që është në rrugë të mbarë. E ftuar ditën e djeshme në studion e Rudina Magjistarit, zonja Eni (siç e njohin të gjithë) ka treguar si ka qenë viti që lamë pas për të, por edhe objektivat për vitin e ri.

Ajo ka rrëfyer se fiskultura nuk ka qenë pika e saj e fortë në shkollë jo sepse ka qenë demble, por për shkak të shëndetit, madje Eni pranon se nuk e ka kaluar kurrë kaluçin vetëm. Si rrjedhojë e ka vuajtur disi këtë pjesë në fëmijëri, dhe sa palestra e ka futur në një botë krejt tjetër.

Më tej, ajo shton se ndryshe nga herët e tjera, këtë radhë është më e motivuar për të shkuar në palestër sepse ka marrë zotim të plotësojë dëshirën e mamasë së saj.

“E kam filluar dhe e kam lënë gjithmonë palestrën, me motivet nga më të ndryshmet, që ne gjejmë gjithmonë. Por nuk e di këtë herë e kam filluar me vullnet tjetër. Ndoshta sepse instruktori, profesor Mondi është një njeri i jashtëzakonshëm. Edhe nëse ti nuk shkon ai gjen formën dhe mënyrën dhe të thotë pse nuk vjen. Nuk është stresues, ti bën aq sa të mundesh dhe jo me një lodhje ekstreme. Kjo ndoshta më ka bërë që unë ti afrohem kësaj gjëje. Por kam marrë edhe një zotim sepse vërtet këtë vit dua ta kënaq nënën time. Ky ka qenë një nga pishmanet e mamasë time tërë jetën, që unë nuk isha kurrë si ajo. Kam marrë zotim, që sivjet brenda mundësive të mia do ja plotësoj këtë. Sepse them mamaja dhe publiku e duan më shumë sesa unë këtë gjë. Kam vëretje herë pas here nga publiku për këtë”. -përfundon ajo.