Tërmeti ‘bashkon’ Ramën dhe Metën! Presidenti dekreton Ahmetaj si ministër i Rindërtimit, ‘pa asnjë sekondë vonesë’

Kryeministri Edi Rama i ka propozuar presidentit Ilir Meta emërimin e Arben Ahmetajt si minitsër shteti për programin e Rindërtimit. Bashkangjitur propozimit që i është dërguar kreut të shtetit, Rama shkruan se programi i Rindërtimit dikton hapjen e një vendi

“Programi i Rindërtimit dikton hapjen e një vendi të posaçëm edhe në tryezën e Këshillit të Ministrave,ku një ministër i ngarkuar ekskluzivisht me koordinimin e të gjitha institucioneve vendase e ndërkombëtare që lidhen me këtë program,të ndjekë orë e minutë zbatimin e Programit”, shkruan Rama.

I menjëhershëm ka qenë reagimi i presidencës. Zëdhënësi Tedi Blushi ka njoftuar se presidentit Ilir Meta ka dekretuar menjëherë Ahmetaj në pozicionin e propozuar nga kreu i qeverisë.

“Asnjë sekondë vonesë për dekretimin e ministrit të ri të Shtetit për Rindërtimin”, shkruan Blushi.

Nje koment

  1. Pingback: 1voicing