Tuesday , April 7 2020

Tragjedi pa fund në një familje në Librazhd. 2 fëmijë të vdekur, dhe një i plagosur. Sot humbi jetën edhe foshnja 3 muajshe (Çfarë tha nëna)

Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur në Librazhd, ku një fëmijë tre muajsh është dërguar i pajetë në spitalin e qytetit.

Trupi i foshnjes është dërguar për në spitalin e Elbasanit, ku ekspertët mjeko ligjorë po bëjnë autopsinë për zbulimin e shkaqeve që kanë çuar në vdekjen e tij.

Nëna e foshnjës është shprehur se ka shkuar për të blerë qumësht në dyqan, dhe kur është kthyer në banesë e ka gjetur fëmijën të pajetë, ndërsa nuk jep shpjegime nëse fëmija ka qenë i vetëm apo me persona të tjerë në shtëpi.

E njëjta familje ka pësuar dy ngjarje të rënda me fëmijët kohë më parë, ku një prej tyre i vdiq në një aksident rrugor, ndërsa tjetri ra nga ballkoni, por për fat të mirë arriti që të shpëtonte mrekullisht.