Monday , March 30 2020

“Vëllai është me diabet”, Sara Hoxha tregon histori familjare në këto ditë koronavirusi

Vajza e themeluesit të Top Media, Dritan Hoxha, Sara Hoxha, ndan një histori familjare në këto ditë izolimi nga koronavirusi. “Ja ku është një histori e vogël. Familja ime dhe unë jetojmë vetë, nuk kemi njerëz të moshuar; dy fëmijë dhe dy të rritur të shëndetshëm. Ime me nga ana tjetër, jeton me vëllanë tim 12 vjeç. Ai vuan nga diabeti tipi 1. Duke dalë jashtë, ju po rrezikoni jetën e tij dhe mundësinë që ai të vihet në kontakt me këdo që mund ta ketë. Qëndroni në shtëpi. Qëndroni në shtëpi për njerëzit që nuk munden”, shkruan Sara.

Ajo kërkon që të qëndrohet në shtëpi për infermierët tanë, mjekët, shitësit e frutave, arkëtarët e supermarketeve, farmacistët dhe të gjithë të tjerët që po rrezikojnë jetën e tyre çdo ditë.

“Qëndroni në shtëpi dhe kujdesuni për ato më të dobëtit. Qofshi mirë”, mbyll Sara mesazhin e saj.

Sara Hoxha është e martuar me Ledion Liçon dhe janë prindër të dy djemve, London dhe Roman.