Loading...
Sunday , January 19 2020

Vodhën një makinë, arrestohen tre persona në Elbasan! 22 vjeçari në Librazhd e pëson pasi i mori me mashtrim 500 mijë lekë një vajze

Tre të rinj janë vënë në prangat e policisë pasi në bashkëpunim me njëri tjetrin kanë vjedhur një makinë. Të arrestuarit janë L. B., 25 vjeç, banues në fshatin Valas, Elbasan, F. J., 27 vjeç dhe A. Zh., 20 vjeç,  banues në Cërrik.Sipas policisë këta persona në bashkëpunim me njëri tjetrin kanë vjedhur mjetin tip “Golf 4″ (në pronësi të D.Gj.).

 Ndërkohë në Librazhd në pranga është vënë një 22-vjeçar i cili me anë të mashtrimit i ka marrë një gruaje 500 mije lekë. I arrestuari është A. K., 22 vjeç, banues në fshatin Spathar.  Policia po vijon hetimet për të zbardhur të plota këto ngjarje.