Zgjedhja e anëtarëve të  Gjykatës Kushtetuese nga Kuvendi, Balla: SHBA dhe BE mbështesin zgjedhjen e anëtarëve të rinj.

Sot mori përgjigje kushdo që është përpjekur prej tre vitesh ta pengojë zbatimin e Reformës në Drejtësi.

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla deklaron se Kuvendi përmes votës së 105 deputetëve, pas propozimeve të KED, përmbylli procesin e zgjedhjes së dy anëtarëve të rinj të Gjykatës së re Kushtetuese.

Përmes një postimi në rrjetin social facebook, Balla ka shpërndarë mesazhiet e ambasadës amerikane dhe të BE, të cilët mbështet zgjedhjen e anëtarëve të rinj të Gjykatës Kushtetuese.

Sipas Ballës, sot mori përgjigjen e fortë (të radhës) nga Kuvendi kushdo që është përpjekur prej tre vitesh ta pengojë zbatimin e Reformës në Drejtësi.

Postimi i plotë i Taulant Ballës:

Në krahun e duhur të historisë,
në ngritjen e institucioneve të reja të Drejtësisë,
në rrugën Europiane të Shqipërisë??????

Sot Kuvendi përmes votës së 105 deputetëve?, pas propozimeve të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, përmbylli procesin e zgjedhjes së dy anëtarëve të rinj të Gjykatës së re Kushtetuese. Tashmë me pesë anëtarë Gjykata Kushtetuese.

Sot mori përgjigjen e fortë (të radhës) nga Kuvendi kushdo që është përpjekur prej tre vitesh ta pengojë zbatimin e Reformës në Drejtësi.